Kosova
Avancimi i rolit të mësuesit në diasporë, është i domosdoshëm
Në Tiranë u zhvillua Samiti i Tretë i Diasporës, me pjesëmarrjen e personaliteteve shtetërore dhe politike, përfaqësues të rajoneve italiane, ku shtrihet komuniteti arbëresh, përfaqësues nga diaspora, akademikë, studiues, gazetarë dhe artistë, të cilët u bashkuan për të diskutuar koordinimin e aktiviteteve në dobi të zhvillimit të përbashkët të shqiptarëve në diasporë.
Republika e Kosovës në këtë Samit u përfaqësua nga Presidentja Vjosa Osmani, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, si dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.
Në panelin me temën: “Politikat shtetërore në mbështetje të mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë” u diskutua për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, rolin e mësuesve, tekstet mësimore dhe unifikimin e tyre, platformën digjitale, kurrikulën dhe organizimet e përbashkëta për trajnimin dhe kualifikimin e mësuesve në diasporë, si dhe për rolin e mediave në përçimin e gjuhës shqipe tek brezat e rinjë të shqiptarëve në diasporë.
Në fjalën e saj, zëvendësministrja Liza Gashi, duke folur për rëndësinë e kësaj teme dhe angazhimin institucional, përmendi disa nga prioritetet për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.
Si hap shumë të rëndësishëm në këtë drejtim, zëvendësministrja Gashi theksoi institucionalizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, digjitalizimin e teksteve mësimore, krijimin e një platforme digjitale me qëllim të mësimit dhe praktikimit të gjuhës shqipe, duke fuqizuar edhe rolin e mësimdhënësit përmes një marrëveshjeje të përbashkët për bashkëfinancimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në mërgatë.
Me këtë rast, Gashi theksoi se interesimi i nxënësve shqiptarë në diasporë do të ishte shumë më i madh nëse institucionalizohet dhe certifikohet gjuha shqipe. Ajo gjithashtu foli edhe për rëndësinë e krijimit të kuadrove të reja që të bëhen pjesë e programeve intensive për mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe shprehu mirënjohjen për mësuesit në diasporë për punën e madhe që kanë bërë në baza vullnetare ndër vite.
Zëvendësministrja Gashi në mbyllje të fjalimit të saj theksoi nevojën e një plani të përbashkët rreth avancimit të mëtejmë të nismave konkrete që mbështeten nga të dyja palët për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe përfshirjes së kuadrove të reja në diasporë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











