Kosova
Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për kryeministër
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar vendimin që Avdullah Hoti do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme paralamentare që pritet të mbahen në muajin e parë të vitit 2021.
Hoti aktualisht është kryeministër në detyrë i Kosovës, LDK kishte vendosur që ai të jetë në këtë pozitë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës u rrëzua nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të cilët kanë shpallur të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e kësaj qeverie, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.
Kushtetuesja ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d. presidenten Vjosa Osmani që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën











