Bota
Avionët amerikanë kapin bombarduesit rusë pranë Alaskës
Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë që dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën
Avionët luftarakë amerikanë dhe kanadezë kanë kapur dy bombardues rusë pranë brigjeve të Alaskës të enjten. Komanda Amerikane veriore e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore publikoi edhe pamje të takimit mes dy avionëve F-22 amerikanë, dy avionëve CF-18 kanadezë dhe avionit rus Tu-95, të cilët kanë mundësi të mbajnë armatime bërthamore.
Avioni rus qëndroi gjatë gjithë kohës në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk u fut në hapësirën amerikane apo kanadeze, përcjell albinfo.ch.
Takimi vjen në një moment të ndërlikuar të marrëdhënieve SHBA-Rusi. Nga një anë presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë që dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën, por dy shtetet janë përplasur për disa çështje të rëndësishme gjeopolitike, si aneksimi i Krimesë nga Rusia, ndërhyrja në zgjedhjet amerikane dhe përpjekja për të helmuar një spiun rus në Britaninë e Madhe.
Ky është takimi tjetër mes avionëve luftarakë të të dy shteteve këtë vit. Bombarduesit rusë kanë fluturuar disa herë për gjatë gjithë vitit në brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara, nga veriu deri në Kaliforni, ndërsa janë parë shpesh pranë brigjeve të shteteve të Bashkimit Europian. Këto fluturime shihen nga SHBA-ja si stërvitje ushtarake për të kuptuar mundësitë e Rusisë në rast se kriza përshkallëzohet në konflikt.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












