Lajme
Avioni merr flakë gjatë uljes në aeroport
Mësohet se ulja e një avioni në aeroportin East Midlands, në Angli, ngjalli panik tek udhëtarët. Sikurse shihet në foton që po bën xhiron e rrjetit, avioni ka marrë flakë, ndërsa ai prek tokën.
Referuar një raporti të Daily Mail që u referohet “gabimeve të uljes”, askush nuk u plagos kur avioni i ngarkesave 747 që ishte nisur më herët nga Leipzig, Gjermani, u ul në aeroportin anglez me një zhurmë të tmerrshme. Fotoja tregon flakët që dalin nga një prej motorëve të avionit, ndërsa tymi vazhdon të mbulojë avionin.
Nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin në motor, por një dëshmitar okular për mediat britanike thotë se diçka hyri në motor në kohën e uljes.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













