Lajme
Avioni në Gjermani merr flakë para nisjes, mësohen shkaqet e zjarrit
Një avion i tipit “Boeing 737”, me të cilin po fluturonte skuadra e femrave të Arsenalit, është përfshirë nga flakët në pistë, pak momente para se të ngrihej në ajër.
Ngjarja ndodhi në aeroportin e qytetit gjerman të Braunschweig, pasi një zog u fut në motor teksa avioni po lëvizte në pistë para ngritjes.
Flakët nisën menjëherë në njërin nga motorët dhe vëmendja e pilotëve bëri që të mos ngriheshin nga pista, ndërsa të gjithë pasagjerët u evakuuan me shpejtësi dhe asnjë prej tyre nuk u lëndua, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Skuadra e femrave të Arsenalit po rikthehej në Londër pas ndeshjes së vlefshme për Champions League ndaj Wolfsburg-ut.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve Dëbime apo parandalim? Debati që ndan politikën në Zvicër... -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës












