Kosova
Avokati i Popullit do të dërgojë në Kushtetuese Ligjin për zgjedhjet
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka njoftuar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për zgjedhjet.
Ai thotë se nuk është në kompetencën e tij, nëse cili ligj u konvenon ose jo zyrtarëve politikë.
Kur foli për trajtimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë, ai tha se nga Gjykata Speciale nuk u janë përgjigjur thirrjeve të tyre. Sipas tij, të drejtat e të paraburgosurve po shkelen, përcjell albinfo.ch.
Qelaj tha se këtë vit kanë pranuar 1.571 ankesa. Ai tha se për autoritete që më se shumti janë adresuar ankesa janë gjykatat, ministritë dhe komunat.
“Ne gjatë këtij viti kemi pranuara 1.571 ankesa, raste të hapura janë 608. Ankesat nga komunitetet këtë vit kanë pasur rritje, komuniteti serb ka pasur 148 ankesa, ndërkaq ai boshnjak 22. Autoritete përgjegjëse ndaj të cilave më së shumti ka pasur ankesë janë gjykata dhe komunat. Këtë vit i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese me 5 raste. Kemi dërguar Ligjin e pagave, ligji është në pritje të vlerësimit. Gjithashtu ne jemi drejtuar me komente Gjykatës Kushtetuese në lidhje plotësimi dhe ndryshimin e ligjit që përcaktojnë benificionet e pagës minimale. Gjithashtu kemi adresuar edhe komente në lidhje me Kodin e procedurës penale. Komente kemi dërguara edhe në lidhje me projektligjin për Byron e konfiskimit të pasurisë. Dhe e fundit është ligji për zyrtarët publikë”, tha ai, shkruan Ekonomia Online.
Me Ligjin e ri për zgjedhjet do të lehtësohet procedura e votimit të diasporës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












