E-Diaspora
Avokati nga Kosova që me demokratët synon ulëse në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut
Është Memorial Day, ose Dita e Përkujtimit të të rënëve me uniformën amerikane dhe kudo në SHBA, ka parada falënderimi.
Këtu në New York town, 60 kilometra nga Manhtanni, Vedat Gashi nga Peja, po e shoqëron djalin e tij 6-vjeçar, Lekën në këtë parade, shkruan KTV, përcjell albinfo.ch.
Avokati që jeton në SHBA që nga mosha 5-vjeçare me familjen e gjerë, i ka hyrë garës politike.
Ai garon në emër të Partisë Demokratike për një ulëse në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut, duke përfaqësuar Distriktin e 94-t.
Në një intervistë për KTV-në, Gashi flet për krenarinë që ndien për prejardhjen dhe mundësinë për të garuar dhe për të ndihmuar komunitetin.
“Unë jam imigrant vetë, dhe ndoshta shumë njerëz kanë pritur që kur të garoj ta ndërroj emrin në Vini. Unë kurrë s’e kam ndërruar emrin. Quhem Vedat dhe kështu do të mbetet. Nuk e fsheh kush jam dhe jam shumë krenar për këtë. Por, unë nuk jam vetëm kandidati shqiptar. Jam kandidati që jam i fokusuar në temat që i prekin votuesit këtu. Dua t’i mbaj taksat e ulëta, e kundërshtari im votoi që t’i ngritë ato dhe ky është problem. Kujdesi shëndetësor është problem në SHBA dhe tani u shënua regres në këtë aspekt. Mendoj se njerëzit ende vuajnë në një formë dhe ka tendencë për të ndihmuar klasën e pasur në dëm të klasës së mesme. Kjo nuk i reflekton vlerat tona si komunitet”, ka thënë Gashi, për KTV, përcjell albinfo.ch.
Lidhjet e avokatit Gashi me Kosovën janë shumë të forta. “Vazhdoj të përcjell atë që ndodh në Kosovë dhe e di se ka njerëz të zgjedhur që po bëjnë më të mirën që munden për të menaxhuar me situatën. Mendoj se ndonjëherë diaspora mund të jetë problematike, pasi që nuk e përjetojnë disa prej këtyre ngjarjeve në nivel personal. E di që edhe këtu politika është kompromis. Nuk e fitoni kurrë gjithë atë që dëshironi, por përderisa u qëndroni besnikë parimeve tuaja, mund të jeni rehat me punën tuaj. Mendoj se rinia e diasporës mund të jetë shembull i mirë për kontributin, pasi që disa prej tyre kthehen në Kosovë”, ka thënë ai për KTV, përcjell albinfo.ch.
Distrikti ku garon Gashi, mbahet nga Partia Republikane, që prej vitit të largët 1920, por kosovari beson që Vala Demokratike e fitoreve do ta ndihmojë atë për të sfiduar fuqishëm kandidatin republikan.
Faktor kyç mund të jetë përkrahja që Partia e të Pavarurve për herë të parë ka dhënë për Demokratët dhe Gashin. Zgjedhjet për këtë distrikt mbahen në nëntor.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris













