Të tjera
Avokati serb për Vuçiqin: E dëshmoi se është në shërbim të propagandës së Putinit
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka treguar qartë edhe një herë se është në shërbim të propagandës ndërkombëtare dhe ndikimit të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai e tha këtë duke iu referuar një videoje të fundit të Tucker Carlson, i cili ka intervistuar presidentin serb dhe në të cilën ky i fundit thotë se Vuçiq i tha se “lufta në Ukrainë, e cila është një luftë kundër Rusisë e udhëhequr nga NATO, ka shkatërruar ekonominë evropiane…”.
Avokati serb përmes një postim në Twitter u shpreh se kjo është një nga pikat më të rëndësishme të propagandës së Kremlinit dhe shërbimeve të saj të Inteligjencës, shkruan albinfo.ch.
“Edhe pse është krejtësisht e gabuar, sepse ekonomia evropiane është dëshmuar se është shumë rezistente, ajo synon të ndikojë psikologjikisht në pjesën e pakënaqur ekonomikisht të popullsisë evropiane (edhe në Zvicër, Lihtenshtajn dhe Monte Karlo ka dhe do të ketë gjithmonë një pjesë të pakënaqur ekonomikisht të popullsisë)”, shkroi Stojkoviq.
Ai ka theksuar se edhe ajo pakënaqësi e drejtuar kah “lufta që NATO po bën kundër Rusisë, sepse po të ndalej ajo luftë do të përmirësohej gjendja ekonomike e 20-30 për qind të popullsisë me të ardhurat më të ulëta”, është pjesë e propagandës.
“Kjo është sigurisht një gënjeshtër, sepse në çdo vend do të ketë gjithmonë 20-30 për qind të popullsisë me të ardhurat më të ulëta. Kjo nuk do të thotë se të ardhurat janë të ulëta, por do të thotë se janë më të ulëta se të ardhurat e dikujt tjetër në atë vend”, ka shtuar ai.
Sipas hulumtimeve në disa vende evropiane, ai tha se kjo lloj propagandë e Federatës Ruse ka një ndikim të drejtpërdrejtë në 40 për qind të votuesve.
Iz ovog videa Tucker Carlsona, zapravo smo jasno saznali da je aleksandar vučić stavio sebe otvoreno u službu Putinove internacionalne propagande i malignog uticaja.
Carlson kaže da mu je u intervjuu aleksandar vučić rekao ovo:
– "Rat u Ukrajini, koji je rat protiv Rusije… https://t.co/Xgc1Bzvxjw— Advokat Čedomir STOJKOVIĆ 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) August 21, 2023
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve











