Integrimi
“Avokati” shqiptar u jep para me fajde dhe i kërcënon bashkatdhetarët në Zvicër
Kur borxhlinjtë vonoheshin t`ia kthenin huanë me kamatë (20%) «avokati» sot 52 vjeçar fillonte me kërcënime duke i ballafaquar viktimat e veta me njerëz të krimit

Një këshilltar juridik shqiptar me prejardhje ga Kosova është dënuar sot nga Gjykata e Qarkut në Dietikon (Kantoni i Cyrihut) me 20 muaj burg me kusht, për tre vjet kohë prove.
Akuza e ngarkonte atë se përgjatë disa viteve ka ushtruar një sistem kërcënimi dhe shantazhi, të ngjashëm me fajdet, ndaj klientëve të tij.
Ai u jepte hua në mënyrë «zemërgjerë» bashkatdhetarëve të tij, kryesisht hotelierë, të ndodhur ngushtë dhe me borxhe.
Por këto hua ai ua jepte me kamatë të lartë, prej 20 për qind.
Ndërsa kur borxhlinjtë vonoheshin t`ia kthenin huanë me kamatë, «avokati» sot 52 vjeçar e tregonte fytyrën e tij të vërtetë, shkruan limmattalerzeitung.ch. Ai fillonte me kërcënime duke i ballafaquar viktimat e veta me njerëz të krimit dhe të dhunshëm, transmeton albinfo.ch. Ata u hynin viktimave në mënyrë të dhunshme në lokale duke i kërcënuar, ndërsa njëri prej tyre në një rast edhe i kishte drejtuar revolen njërës nga viktimat.
Me këtë «sistem» personi në fjalë, deri në arrestimin e tij në fillim të vitit 2009 nga tre viktima të tij kishte nxjerë rreth gjysmë milioni frranga.
Në gjykim, këshilltari juridik tashmë me shtetësi zvicerane ka komunikuar përmes një përkthyesi të gjuhës shqipe (!)
Prokurori kishte kërkuar një dënim pakusht prej tri vite e gjysmë burg. Ai e kishte fajësuar shqiptarin pos tjerash edhe për krijimin e një «shoqërie paralele me ligje të veta».
I akuzuari, në gjendje të rëndar shëndetësore ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar ato si «komplot të bërë nga bashkatdhetarët e tij xhelozë», percjell albinfo.ch.
Por trupi gjykues megjithatë i ka gjetur disa pika në të cilat dëshmohet përfitimi i parave me kërcënim nga ana e «avokatit».
Lidhur me kërkesat financiare që dy të dëmtuar kanë ndaj të dënuarit, do të vendosë një gjyqtar civil. Ndërsa Gjykata e Qarkut në Dietikon ka konstatuar se janë 338 mijë franga të konfiskuara, të cilat do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve procdurale dhe zhdëmtimin e viktimave.
E-Diaspora
-
Simpoziumi Ndërkombëtar në Bazel: Kosova, pjesë e dialogut global për kujdesin shëndetësor të integruar Ngjarja, e organizuar nga Instituti Zviceran për Sëmundje Tropikale dhe Shëndet Publik, mblodhi rreth 130 ekspertë...
-
Berna shpërndan 700 kupona në vlerë prej 400 frangash për kurse të gjermanishtës
-
Thirrjet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, thirrje për dinjitet njerëzor
-
Bernë: Java e 16-të kundër Racizmit do të zhvillohet nga 21 deri më 28 mars 2026
-
Mosmarrëveshjet për pronën çuan në vrasjen e mërgimtarit shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Aksident i rëndë në autostradën A14: Një i vdekur, tetë të plagosur Automjeti u kthye djathtas për arsye ende të panjohura dhe goditi kangjellën mbrojtëse në anën e...
-
Aspektet më të mira dhe më të këqija të jetës në Zvicër për të huajt
-
Simpoziumi Ndërkombëtar në Bazel: Kosova, pjesë e dialogut global për kujdesin shëndetësor të integruar
-
Kufiri i shpejtësisë prej 30 km/orë: Këshilli Federal propozon rregulla të reja
-
Shoqata Zvicerane e tregtisë bën thirrje për rritje të pagave deri në 2 për qind