Lajme
BAG, me video për Kovidin dhe vaksinimin, edhe në gjuhën shqipe
Kjo faqe, e cila përfshin edhe video, është në dispozicion në gjuhët më të përfaqësuara të të huajve në Zvicër, ku bën pjesë edhe gjuha shqipe
Long Covid është një temë e aktualizuar së fundi, në lidhje me pasojat nga infeksioni me Covid-19. Bëhet fjalë për pasojat që, në disa raste, vazhdojnë edhe pas kalimit të sëmundjes
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) tani ka krijuar një faqe në internet për mediat e komuniteteve me prejardhje të huaj në lidhje me temën në fjalë dhe procedurën në rast të humbjes së fitimit për shkak të masave të pandemisë, shkruan albinfo.ch. Kjo faqe, e cila përfshin edhe video, është në dispozicion në gjuhët më të përfaqësuara të të huajve në Zvicër, ku bën pjesë edhe gjuha shqipe.
Mesazhet kryesore të faqes në fjalë janë: Pas infeksionit me Covid-19, disa njerëz i ndiejnë pasojat e sëmundjes për disa javë ose muaj me radhë: Long Covid (simptoma etj.); Çfarë të bëj nëse dyshoj se jam i/e prekur nga Long Covid. E rëndësishme: i pari që duhet kontaktuar është mjeku shtëpiak! (i familjes); Çfarë të bëj nëse nuk mund të punoj për shkak të Long Covid.
PS: Kjo pasohet nga informacioni mbi certifikatën (fletushka dhe eventualisht filmi) në 5 gjuhët më të njohura të popullatës migruese).
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













