Lajme
BAG: Vetëm nëse numri bie në 300 raste në ditë, kemi arritur diçka
Me gjithë "optimizmin e kujdesshëm" që e mundëson kjo situatë, Mathys thotë se ende nuk ka asnjë arsye për t'u `demobilizuar`
“Ne po shkojmë në drejtim të duhur, por fatkeqësisht kemi ende probleme me ritmin”. Kjo është mënyra se si Patrick Mathys, shefi i sektorit të menaxhimit të krizave dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG), ka përmbledhur situatën aktuale të koronavirusit në Zvicër.
BAG, siç është njoftuar tashmë, sot ka regjistruar 1.884 raste të reja të koronës – rreth 17 përqind më pak se në të njëjtën ditë të një jave më parë, transmeton albinfo.ch. 92 njerëz janë shtruar në spital dhe 57 njerëz të infektuar me korona kanë vdekur.
Me gjithë “optimizmin e kujdesshëm” që e mundëson kjo situatë, Mathys thotë se ende nuk ka asnjë arsye për t’u `demobilizuar`. Njësitë e kujdesit intensiv janë ende shumë të ngarkuara. Pothuajse një e treta e njerëzve të shtrirë atje janë pacientë me Covid, ka shtuar Mathys.
Duke kujtuar rrezikun e përhapjes së madhe të virusit të ri, Mathys ka thënë: “Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme të ulen numrat sa më shpejt që të jetë e mundur, përcjell albinfo.ch. Kjo duhet bërë në mënyrë që të ketë hapësirë rë mjaftueshme në rast se për shkak të virusit mutant, numri i rasteve papritmas rritet.
Mathys përmend një maksimum prej 300 infeksioneve të reja në ditë si një vlerë specifike e synuar. “Ky do të ishte numri drejt të cilit do të duhet të shkonim”.
E-Diaspora
-
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? Analiza e fenomenit të kthimit në Kosovë gjatë fundvitit... -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Fjalët më të përfolura në Zvicër gjatë vitit 2025 «Frauen-Nati» është zgjedhur fjala zvicerane e vitit 2025 nga Zürcher Hochschule für Angewandte Wissenschaften (ZHAW). Në... -
Deputetët miratojnë tituj të rinj profesionalë për arsimin e lartë profesional -
Qytetarët me shtetësi të dyfishtë franko-zvicerane nuk do të mund t’i shmangen më shërbimit ushtarak në Zvicër -
Valë e re shkurtime punësimi në Zvicër -
Lugano po bëhet qendra zvicerane e bitcoin-it











