Lajme
4.271 infeksione të reja dhe 103 vdekje brenda një dite, në Zvicër
Aktualisht janë 3,073 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19, që është 5 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik, BAG ka raportuar sot 4,271 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin corona në 24 orët e fundit.
Mesatarja e 7 ditëve është 4283, ose 10 për qind më shumë se në javën e kaluar. Trendi aktualisht tregon një rritje të lehtë.
Shkalla mesatare e rasteve pozitive në 7 ditët e fundit është 15.3 për qind. Kjo do të thotë që nga 100 teste, mesatarisht rreth 15 teste ishin pozitive. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka rënë për 15 për qind.
Ndërkaq numri i testeve të bëra brenda 7 ditëve është 29,191 teste në ditë dhe kështu është rritur me 25 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG raporton edhe 103 raste të reja të vdekjes nga Covid-19. Kantonet aktualisht njoftojnë se aktualisht janë 3,073 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19, që është 5 për qind më pak se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












