Lajme
BAG: Zvicrën e ndajnë “vetëm disa orë” nga blerja e vaksinës
Drejtori i BAG, Pascal Strupler thotë se prodhuesi amerikan "Moderna" ka më së shumti gjasa të jetë kompania e parë që prodhon një vaksinë kundër virusit të koronës
Sipas Zyrës Feederale të Shëndetit Publik (BAG), Zvicra është fare afër që të lidhë një kontratë për blerjen e vaksinës.
Drejtori i BAG, Pascal Strupler thotë se prodhuesi amerikan “Moderna” ka më së shumti gjasa të jetë kompania e parë që prodhon një vaksinë kundër virusit të koronës.
Dhe, sipas Pascal Strupler, Zvicrën, të martën në mbrëmje, e ndanin “vetëm disa orë” nga blerja e kësaj vaksine.
Këtë e ka thënë Strupler në emisionin “Club” në televizionin zviceran SRF të martën në mbrëmje.
Nëse e siguron qasjen në vaksinë, është e gjithashtu e imagjinueshme që Zvicra të marrë pjesë edhe në testimet e vaksinave, është cituar të ketë thënë Struppler, transmeton albinfo.ch. Por ai nuk deshi të japë ndonjë informacion në lidhje me çmimin që Zvicra i ka garantuar me kontratë kompanisë Moderna për vaksinën.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














