Turizëm
“Bakshishi” në botë: Sa është përqindja në Kosovë e Shqipëri dhe sa në Zvicër e SHBA?
Blogu i udhëtimit e turizmit „Sonnenklar.tv“ ka analizuar për “Bild.de” bakshishet e 50 vendeve të botës, mes tyre edhe Kosovës dhe Shqipërisë, njofton albinfo.ch.
Në 41 nga 50 shtete, dhurata e “bakshishit” është e zakonshme, nëse shkohet në restorant, në hotel ose taksi. Në shtete si Norvegjia, Danimarka, Suedia, Finlanda, Kazakistani, Sllovenia, Estonia, Luksemburgu, Islanda, Zvicra dhe Holanda, për tej kushteve të mira financiare përqindjet e bakshisheve ndryshojnë.
Sa duhet të jepen?
Në Lihtenshtajn bakshishi varion nga tre deri pesë përqind për taksistët dhe restorantet – për vendin në fjalë, kjo shifër është tepër e “lirë”.
Pesë deri në dhjetë përqind
Në shumicën e vendeve europiane për taksistët dhe restorantet jepen pesë deri në dhjetë përqind më shumë, ndërsa edhe për valixhet dhe shërbimin në dhomat e hoteleve, është e zakonshme të jepet një obolus i vogël. Në të gjitha rastet kjo vlen në Shqipëri, Belgjikë, Gjermani, Francë, Itali, Letoni, Lituani, Maltë, Monako, Portugali, Rumani, Sllovaki dhe Spanjë.
Në Greqi, Irlandë, Kosovë, Poloni dhe Serbi si rregull vlen dhurata dhjetë përqind mbi faturën. Me dhjetë deri 15 përqind qëndrojnë vendet si Bullgaria, Çekia, Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në Turqi dhe Kanadë për një shërbim të mirë duhet të jepen 15 përqind, në Hungari është variabile nga dhjetë deri 20 përqind. Në SHBA bakshishi nuk është vetëm i zakonshëm, por bile edhe i pritshëm dhe “kërkues”. Bakshishi në SHBA shkon deri në 20 përqind, ndërsa në taksi deri 18 përqind.
Bakshishi si nënvlerësim
Ka edhe shtete në të cilat kamarieri ose taksisti e quajnë nënvlerësuese bakshishin: Kina dhe Japonia. Në këto vende zakonisht nuk jepen bakshishe, megjithatë kamarierët, taksistët dhe punonjësit e hoteleve në këto vende, arrijnë të mirëkuptojnë turistët perëndimorë kur ju ofrojnë pagesë më të madhe sesa fatura.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029









