CH-Ballkani
Ballkani të shërbejë si kështjellë kundër emigrantëve ilegalë, nuk përmendet fjala ‘zgjerim’
“Për europianet juglindorë samiti i Sofjes ishte zhgënjyes, sepse asnjëherë nuk u përmend fjala zgjerim. Për disa kritikë të zgjerimit europian, takimi me partnerët ballkanikë do të shërbejë vetëm në çështjet e sigurisë.
Në Samitin e Sofjes është nënshkruar një marrëveshje rreth emigrantëve mes shteteve të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, mëson “Der Standard”. Marrëveshja mbi të gjitha ka si synim që ta kthejë Ballkanin si një Kështjellë kundrejt emigrantëve dhe se forcat europiane kanë të drejtë të patrullojnë kufijtë ballkanikë dhe të kërkojnë letërnjoftimet e banorëve.
“Për europianet juglindorë samiti i Sofjes ishte zhgënjyes, sepse asnjëherë nuk u përmend fjala zgjerim. Për disa kritikë të zgjerimit europian, takimi me partnerët ballkanikë do të shërbejë vetëm në çështjet e sigurisë, përcjell albinfo.ch. Mes tjerash Bosnja ka rënë dakort që të kthejë mbrapsht nga kufiri gjithë emigrantët ilegalë.
Më tej, media austriake shkruan se BE frikësohet nga propaganda e ndikimit rus dhe turk dhe kërkon nga vendet e Ballkanit Perëndimorë që të bashkëpunojnë në këtë drejtim.
Shtetet kundra zgjerimit
“Disa shtete të Ballkanit janë viktima të imazhit dhe reputacionit të tyre,” tha komisioneri i zgjerimi Johanes Hahn. Shtete të cilat janë kritikë ndaj zgjerimit, krahas Gjermanisë, Danimarkës, Hollandës është edhe Franca.
Në fund ‘Der Standard’ shkruan se Shkupi dhe Athina kanë një opsion për të zgjidhur kontestin e emrit dhe se marrëveshje e mundur duhet të bekohet nga presidenti dhe parlamenti. Frika ekziston nga opozitat nacionaliste të të dyja vendeve që mund ta përdorin rastin.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri









