Maqedonia
Balotazhi në Maqedoninë e Veriut: Mbi 1 milion votues të regjistruar
Në Qytetin e Shkupit, 474,394 votues kanë të drejtë vote
Shumica e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore kanë të drejtë që përsëri t’u drejtohen kutive të votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, për të zgjedhur kreun e komunës së tyre.
Të drejtën e votës në rrethin e dytë e kanë 1,013,357 votues nga mbi 1.8 milion votues sa janë të regjistruar në listë, shkruan Alsat, transmeton albinfo.ch.
Në Qytetin e Shkupit, 474,394 votues kanë të drejtë vote.
Zgjedhjet lokale do të monitorohen nga 1,569 vëzhgues, nga të cilët 904 janë vendas dhe 651 janë ndërkombëtarë. Monitoruesit kanë të drejtë të vëzhgojnë punën e KSHZ-së, Këshillave Komunale Zgjedhore dhe këshillave zgjedhor në vendvotime, duke shënuar gjetjet e tyre por pa penguar punën e organeve zgjedhore.
Të drejtë të ndjekin procesin pa e penguar atë kanë edhe të gjitha mediat vendase pa pasur nevojë për leje plotësuese, pore dhe dhjetëra gazetarë të huaj të cilët janë akredituar paraprakisht në KSHZ.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana














