Jeta në Zvicër
Banesë katërdhomëshe për një mijë franga në Oerlikon, 500 persona në pritje
Një vëzhgim i një banese në Oerlikon, ka tërhequr qindra persona të interesuar. Madje, edhe policia zvicerane është dashur të intervenojë për disa vetura të parkuara gabimisht
Katër dhoma, e rinovuar tërësisht në vitin 2011 dhe në një lagje në afërsi të qytetit, me ambient të këndshëm familjar. E gjithë kjo për 1000 franga në muaj, shkruan “20 Minuten.ch”, përcjell Albinfo.ch.
Për shkak të vëzhgimit të kësaj banese në Oerlikon, e cila ishte reklamuar në “Homegate”, të martën në mbrëmje është shkaktuar një gjendje e jashtëzakonshme. Një lexuese ka dashur ta vëzhgojë banesën, por ka hasur në rreth 500 vetë.
Për vëzhgimin e saj është dashur një kohë e pritjes në radhë për rreth një orë e gjysmë. “Në orën 19.00 arrita dhe në orën 20:30 munda ta vëzhgoj banesën”, thotë lexuesja. “Shumica prej tyre janë kthyer për shkak të pritjes së gjatë dhe të ftohtit”.
Gjatë pritjes në radhës, është shfaqur edhe policia. “Policia ishte në vend dhe kaloi disa herë me radhë”, pohon lexuesja e gazetës, transmeton Albinfo.ch. Policia e qytetit të Cyrihut ka konfirmuar se në këtë kohë, është mobilizuar në adresën në fjalë. Megjithatë, ka qenë vetëm për një raport, për automjete të parkuara gabimisht.
Kur lexuesi ka mbërritur në hyrje të banesës, të gjithë formularët për aplikim tashmë ishin zhdukur. “Mu desh të merrja formularin online”. Për fat të mirë, banesa ka mundur edhe më tej të vëzhgohej. “Ajo ishte shumë e bukur, menjëherë aplikova”, vazhdon lexuesja. Megjithatë, ajo nuk shpreson se me të vërtetë ka një shans për të marr banesën.
Banesa me katër dhoma për 1000 franga, i takon kooperativës së banimit ASIG, informon Albinfo.ch. Qiraja bazohet në koston fillestare të patundshmërisë, pa spekulime apo përfitime shtesë, thotë menaxhuesi Reto Betschart.
Se këto qera për rrethinën e Cyrihut janë tepër të ulëta, tollovitë e tilla për ASIG janë shndërruar në normalitet. “Ne jemi mësuar me këto tollovi, për interesimin e madh të qerasë së ulët – qiraja e ulët ndikon si një magnet”. Gjatë vëzhgimit të këtyre banesave, priten në mes 170 dhe 200 personave.
Për banesën në Oerlikon, gjasat për ta huazuar atë, janë për familje.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











