Lajme
Banjat termale në Zvicër, gjithnjë e më të shumta dhe më luksoze
Banjat termale të Zvicrës po lulëzojnë
Wellness-i në Zvicër është shndërruar në një industri në rritje të vazhdueshme, duke gjeneruar qindra milionë franga investime çdo vit. Tradita e banjave termale daton që nga koha e romakëve, të cilët shfrytëzonin burimet natyrore të ujërave termale, të cilat edhe sot burojnë me temperatura deri në 42 gradë Celsius, por tashmë në ambiente moderne dhe luksoze, përcjell albinfo.ch.
Në qytetin Baden, në kantonin Aargau, disa vite më parë u hap qendra luksoze “Fortyseven”, e cila përveç banjave termale ofron edhe sauna, banja me kripë dhe shërbime të shumta relaksuese. Edhe në Zvicrën perëndimore, në Yverdon-les-Bains, kompleksi termal po rinovohet me një investim prej 40 milionë frangash, me synimin për t’u ofruar vizitorëve jo vetëm ujëra shëruese, por edhe një përvojë të plotë relaksi. Rihapja e tij është planifikuar për fund të vitit 2027.
Sipas drejtuesve të këtyre qendrave, profili i vizitorëve ka ndryshuar. Nuk bëhet më fjalë vetëm për kurë shëndetësore, por për përvoja të kombinuara relaksi, argëtimi dhe shërbimesh të shpejta, të përshtatura për shije të ndryshme.
Investimet në sektorin e wellness-it janë rritur ndjeshëm, me një rritje vjetore prej 15–20 për qind që nga viti 2020. Veçanërisht në zonat malore, banjat termale po shihen si një alternativë e qëndrueshme ekonomike përballë mungesës së borës dhe pasigurive të turizmit dimëror.
Megjithatë, zgjerimi i këtij sektori shoqërohet edhe me shqetësime. Numri i banjave termale në Zvicër ka arritur rreth njëzet, duke ngritur debate për mbrojtjen e burimeve ujore dhe ndikimin në mjedis. Ekspertët paralajmërojnë se uji është një burim i kufizuar dhe në të ardhmen mund të lindin konflikte mes nevojave lokale dhe turizmit, çka mund të kufizojë zhvillimin e projekteve të reja./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hapet Shkolla Shqipe “7 Marsi” në Calcinato, Brescia Në kuadër të ruajtjes së gjuhës dhe identitetit shqiptar, rifillon aktiviteti mësimor për komunitetin shqiptar në... -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ndalon piroteknikën në zonat publike Nga 1 prilli, në të gjithë Zvicrën do të zbatohet ndalimi i vendosjes së piroteknikave në... -
Zvicra rishikon neutralitetin: A ndalohet fluturimi ushtarak amerikan dhe eksporti i armëve? -
Ipeshkvijtë zviceranë ruajnë testet psikologjike për parandalimin e abuzimeve -
Studimi në Vaud: Shumë ushqim dhe plastikë përfundojnë në mbeturinat e zakonshme -
Ulje e lehtë e pezullimeve të patentave në Zvicër, përveç tek të rinjtë















