Lajme
Banka Botërore: Shqipëria të redukton borxhin publik
Banka Botërore nuk ka ende një shifër lidhur me ndihmën që do t’i japë Shqipërisë për zbutjen e efekteve të krizës.
Përfaqësuesja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Kseniya Lvovski tha se Shqipëria është vendi me borxhin më të lartë në rajon, ndaj dhe qeveria duhet të ndërmarrë hapa konkretë në reduktimin e tij, raporton agjencia e lajmeve NOA.
Ndonëse ishte folur për një paketë ndihme në 100 milionë dollarë, drejtuesja e lartë e Bankës Botërore nuk bëri të ditur asnjë detaj mbi financimet, që do të përfitojë qeveria shqiptare.
Lvovski tha se qeveria shqiptare duhet të fokusohet në përmirësimin e politikave fiskale për të nxitur në këtë mënyrë zhvillimin e ekonomisë.
Sipas saj, ulja e borxhit publik që aktualisht ka kapur shifrën 60 % duhet të jetë një ndër prioritetet kryesore të qeverisë, operacion, për të cilin do të ketë edhe ndihmën e Bankës Botërore.
Znj. Lvovski tha se rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë vitit 2012 do të jetë 2%, në një kohë kur qeveria ka si objektiv rritjen me 4%.
Por këto parashikime sipas saj janë të lëkundura dhe nuk mund të japin asnjë garanci për zhvillimet e mëtejshme të ekonomisë.
Drejtoresha e Bankës Botërore shprehu shqetësimin e saj për rritjen e nivelit të kredive të këqija, ndonëse e cilësoi sektorin bankar si ndër më pozitivët në ekonominë shqiptare./albinfo.ch & noa/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla












