Zhvillim
Banka Botërore thyen rregullat në Kosovë
Banka Botërore ka thyer rregullat e veta dhe kontribuoi në vuajtjet e qindra kosovarëve që u detyruan t’i lënë shtëpitë e tyre për t’i lëshuar udhë ndërtimit të një miniere qymyri
Ragip Grajçevci, një 51 vjeçar dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, humbi një sy dhe një gisht gjatë luftës së vitit 1999. Sot, pas 17 viteve, ai ka humbur durimin me tymin e vazhdueshëm që nxjerr termocentrali i qymyrit më ndotës në Evropë, shkruan ‘Birn’.
“Kosova është e pavarur, lufta ka mbaruar, por luftërat e mia për një jetë dinjitoze në këtë shtet vazhdojnë sepse tash kemi një armik që po na vret ngadalë edhe në kohë të paqes”, thotë Grajçevci.
Ai jeton në Hade, një fshat që ndodhet jashtë qytetit të Prishtinës. Vetëm një copë e atij fshati vazhdon të qëndrojë buzë minierës shtetërore të Sibovcit. Qymyri në atë minierë shpeshherë digjet vetëvetiu dhe shpërhap pluhur dhe tym përgjatë shtëpive e kopshteve. Sipas familjeve që ende banojnë aty, zhurma e gërmimeve të vazhdueshme u shkatërron nervat, përcjell albinfo.ch.
Si përfaqësues i këshillit të tij lokal, Grajçevci është i vendosur të mos u bashkëngjitet rreth një mijë fshatarëve që janë zhvendosur padrejtësisht kur qeveria e Kosovës i dha dritën e gjelbër një projekti të përkrahur nga Banka Botërore për ndërtimin e një termocentrali të ri të quajtur Kosova e Re, me gjithë faktin se është bërë gjithnjë e më kontroversiale për Bankën Botërore të mbështesë termocentrale të reja qymyri.
Kosova e Re është i vetmi termocentral qymyri në botë të cilin kjo bankë konsideron ta përkrahë. Direktivat e Bankës Botërore detyrojnë që personave të zhvendosur duhet t’u sigurohen shtëpi të përshtatshme dhe mjete për jetesë nga klientët e tyre, qofshin qeveri apo kompani private. Sipas Grajçevcit, asnjëra nga këto nuk ka ndodhur në rastin e Kosovës së Re.
Prej vitit 2011, Banka Botërore ka këshilluar gjashtë qeveri të ndryshme të Kosovës dhe ka qenë mbështetëse e vazhdueshme e sektorit të energjetik të Kosovës, 97% e të cilit varet nga qymyri.
Raporti i finalizuar nga Paneli Inspektues i bankës në shtator dhe i parë nga Prishtina Insight dhe Climate Home shqyrtoi dy valë ri-sistemimi të papërfunduara dhe të bëra shkel e shko në fshatin e Hades në vitet 2004-2015 dhe 2012.
Më se një dekadë pas fillimit të shpronësimeve, komuniteti i copëtuar vazhdon të ndihet i pasigurt dhe i frustruar, thotë raporti. Me gjithë faktin se Banka Botërore nuk ishte faktori parësor, paneli gjeti se dështimet nga ana e bankës rezultuan në “dëmtime të vërteta dhe shpeshherë të rënda” gjatë një “periudhe të zgjatur”.
Raporti është dërguar te bordi i Bankës Botërore i cili do të mblidhet për ta diskutuar atë në dhjetor.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













