Lajme
Banka Kombëtare e Zvicrës ka fituar 21 miliardë franga vitin që shkoi
Në vitin 2019, megjithatë, fitimi kishte qenë dukshëm më i madh. Atëbotë SNB kishte raportuar një fitim neto prej afër 49 miliardë frangash
Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) edhe vitin e kaluar ka vazhduar serinë e fitimeve të larta. Sipas llogaritjeve të përkohshme, rezultati për vitin 2020 ishte një fitim vjetor prej rreth 21 miliardë frangash, shkruan srf.ch.
Në vitin 2019, megjithatë, fitimi kishte qenë dukshëm më i madh. Atëbotë SNB kishte raportuar një fitim neto prej afër 49 miliardë frangash.
Si në vitin e kaluar, sektori publik do të përfitojë nga fitimi vjetor me një shpërndarje totale prej 4 miliard frangash, transmeton albinfo.ch. Një e treta e shumës që do të shpërndahet i shkon Qeverisë Federale dhe dy të tretat u shkojnë kantoneve.
Pas kryerjes së pagesave, rezerva për shpërndarje do të jetë rreth 94 miliardë franga.
Fitimi i përmednur nuk është për t’u habitur. Për nëntë muajt e parë të vitit, SNB kishte raportuar tashmë një fitim prej 15.1 miliardë frangash, përcjell albinfo.ch. Sipas ekonomistëve të bankës UBS, SNB duket të ketë përfituar ndjeshëm në tremujorin e katërt, nga lëvizjet në tregjet globale të kapitalit.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












