Lajme
Bankat në Kosovë, për katër muaj 24.5 milionë € fitim
Sipas të dhënave që ka publikuar Banka Qendrore e Kosovës (BQK) shihet se gjatë katër muajve të parë të këtij viti, fitimi i bankave komerciale ka arritur në 24.5 milionë euro
Bankat komerciale vazhdojnë të kenë fitim të dukshëm në Kosovë, pavarësisht se zhvillimi ekonomik është i lehtë. Sipas të dhënave që ka publikuar Banka Qendrore e Kosovës (BQK) shihet se gjatë katër muajve të parë të këtij viti, fitimi i bankave komerciale ka arritur në 24.5 milionë euro.
Edhe pse krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, fitimi është më i vogël, pasi në vitin e kaluar ishte 28.7 milionë euro fitim.
Më tej në raportin e BQK-së shihet se të hyrat e bankave nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit prill kanë arritur në 76.7 milionë euro, ku nga kjo shumë 58.9 milionë euro janë të hyra nga interesi, raporton “Zëri”. Ndërkaq, gjatë periudhës së njëjtë kohore shpenzimet e bankave kanë arritur në 52.2 milionë euro, ku 31.4 milionë euro janë shpenzime administrative.
Gjithnjë bazuar në raportin e BQK-së shihet sa gjatë kësaj periudhe kohore në Kosovë ka pasur ngritje të interesit në kredi dhe rënie të normës së interesit në depozita. “Gjatë muajit prill norma mesatare e interesit për kredi ka qenë 7,7 %, ndërsa norma e interesit 0,8 %,”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











