Maqedonia
Bankat përplot para, kompanitë marrin kredi nga jashtë
Megjithëse bankat notojnë në para, kompanitë e vogla dhe të mesme në vend vështirë arrijnë të marrin kredi të volitshme. Që më lehtë ti përgatisin kërkesat për kredi, këtyre kompanive do tu ndihmojë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe BE-ja. Përveç kësaj, BERZH siguron një program kreditimi prej 36 milionë eurosh.
“Qasja në financa për kompanitë është ende një problem. Megjithëse sektori bankar në Maqedoni është shumë fitimprurës dhe solvent, mendoj se ka ende shumë probleme shkaku i të cilëve paratë e freskëta vështirë arrijnë te kompanitë e vogla dhe të mesme. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të përgatitur një plan biznesi cilësor dhe kjo te bankat përbën një rrezik që i bën kreditë më të shtrenjta për kompanitë – deklaroi Janmat Frik, udhëheqës i projekteve të BE-së.
Nga 36 milionë euro, 30 milionë janë për kreditë që do të vendosen nëpërmjet tre bankave komerciale nën kushtet dhe interesat komerciale, dhe gjashtë milionë euro janë fonde garantësh nga programi IPA i BE-së. Prej këtyre parave, 1.5 milion euro janë për mbështetje teknike për përgatitjen e aplikacioneve për kredi dhe 4.5 milion euro garantë, që do të mbulojnë 15% të kredive. Zëvendëskryeministri Koço Angjushev, i cili dje e korrigjoi rezultatin zero nga investitorët gjermanë, njoftoi mbështetje edhe më të madhe me paratë evropiane për bizneset e Maqedonisë.
Praktikisht, nëse dikush dëshiron të marrë një kredi prej 1 milion eurove, do të thotë se ai do të marrë një grant prej 150 mijë euro dhe do të duhet të kthejë 850 mijë euro – u shpreh Koço Angjushev, zëvendës Kryeministër për Çështje Ekonomike, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Kryeministri Zoran Zaev dje nga foltorja e Kuvendit, në pyetjet e deputetëve iu bëri thirrje bankave të marrin vendime më të guximshme dhe të kontribuojnë më shumë në mbështetjen e ekonomisë duke ulur normat e interesit. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore, bankat vendase për nëntë muajt e fundit të vitit të kaluar kanë fituar gjithsej 124 milionë euro. Kjo është një rritje prej 70 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Në të njëjtën kohë, bankat mblodhën 237 milionë euro vetëm nga interesi, si dhe 80 milionë euro nga komisionet.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Ndalohet pengimi i prindërve për të takuar fëmijët: Parlamenti zviceran miraton krijimin e një vepre penale Një prind që pengon ish-partnerin e tij të takojë fëmijën duhet të ndëshkohet. Të enjten, Këshilli... -
Më shumë gra në Zvicër po vdesin nga kanceri i mushkërive, numrat janë dyfishuar -
Zvogëlimi i tarifave amerikane do të shpëtojë firmat zvicerane -
Aeroporti i Cyrihut pranë thyerjes së rekordeve para-Covid për numrin e pasagjerëve -
Dyqanet zvicerane shesin trotinetë elektrikë që mund të jenë të paligjshëm













