Lajme
Banorët e Cyrihut do të paguajnë dukshëm më pak për transportin publik
Banorët miratuan iniciativën e udhëhequr nga Partia Socialdemokrate që kërkon tarifa më të lira të transportit publik, përcjell albinfo.ch.
Në të ardhmen, një biletë vjetore sezonale për zonën 110 në klasin e dytë do të kushtojë vetëm 365 franga për të rriturit – ekuivalenti i 1 franga në ditë. Çmimi aktual është 809 franga, që do të thotë një ulje e konsiderueshme prej 444 frangash.
Bileta do të jetë gjithashtu shumë më e lirë për fëmijët dhe të rinjtë: do të bjerë nga çmimi aktual prej 586 frangash në vit në 185 franga.
Megjithatë, mbeten pyetje në lidhje me zbatimin e kësaj mase.
Për shembull, data për futjen e sistemit të biletave më të lira nuk është caktuar – kryesisht sepse autoritetet komunale nuk e dinë se nga duhet të vijnë 140 milionë franga në vit të nevojshme për të zbatuar këtë masë.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në Zvicër ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjashtë qendrave federale... -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm














