Lajme
Banorët e një qyteti në Austri protestojnë kundër turistëve
Banorët në qytetin austriak të Hallstatt kanë dalë në protestë për kufizimin e numrit të vizitorëve të huaj.
Ata po kërkojnë ndalimin e autobusëve me pushues pas orës 17:00 dhe reduktimin e numrit ditor në qytet. Hallstatt, i cili është një vend i Trashëgimisë Botërore, ka mbi 700 banorë, por vizitohet nga rreth 10 mijë turistë në ditë, gjatë pikut të sezonit.
Me shtëpitë e vjetra piktoreske, në brigjet e një liqeni të pacenuar alpin të rrethuar nga male të thepisura, është bërë një pikë e nxehtë turistike kohët e fundit. Në vitin 2006, ai u shfaq në një dramë romantike të Koresë së Jugut, duke rritur popullaritetin e tij në Azi, me një kopje të qytetit që u ndërtua në Kinë gjashtë vjet më vonë.
Shumë vizitorë shkojnë aty në kërkim të fotove perfekte, me liqenin, kullën e hollë të kishës gri të zbehtë, dhe peizazhin mahnitës malor si sfond. Në maj të këtij viti, banorët ngritën për pak kohë një mur prej druri në vendin më të njohur për të bërë selfie, duke bllokuar pamjen e Alpeve, në shenjë proteste kundër ndotjes akustike dhe trafikut. Pas një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, bllokada u hoq nga autoritetet.
Në atë kohë, kryetari i Bashkisë tha se donte të reduktonte me një të tretën numrin e autobusëve që kalojnë mespërmes qytetit.
Si një nga destinacionet më tepër turistike të Evropës, Hallstatt regjistroi rreth një milion vizitorë një vit para pandemisë Covid-19.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por... -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Jeta në Zvicër
-
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun Në kuadrin e një turi leximesh letrare, shkrimtarja e njohur do të bëjë tri ndalesa në... -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën javën e parafundit të shkurtit













