Bota
Banorët e Venecias injorojnë referendumin për autonomi
Banorët e Venecias duket se nuk janë të interesuar t’i japin qeverisje autonome qytetit. Në referendumin e organizuar për këtë çështje morën pjesë vetëm 21 për qind e personave me të drejtë vote.
Ndonëse shumica e atyre që votuan në referendum e përkrahën autonominë nga rajoni Mestre, votimi nuk ka efekt ligjor për shkak se nevojiten votat e së paku 50 për qind të banorëve.
Ky referendum u parapri me debate të ashpra pas vërshimeve shkatërruese që e goditën qytetin e famshëm muajin e kaluar, ndërsa përkrahësit e autonomisë kishin pritur përqindje më të lartë të qytetarëve që do të merrnin pjesë në referendum, përcjell albinfo.ch.
Ata që kërkuan autonomi thanë se do të dorëzojnë ankesë për rezultatin për shkak të pragut të lartë të përqindjes minimale për vlefshmëri, i cili, sipas tyre, nuk duhet të jetë 50 për qind për referendumet me karakter këshillues.
Venecia përbëhet nga 11 ishuj të banueshëm dhe kontrollohej nga një administratë autonome deri në vitin 1926, kur regjimi fashist i Benito Musolinit ia bashkoi atë rajonit të Mestre-s.
Ndër shqetësimet kryesore të autoriteteve mbeten rritja e nivelit të ujit dhe zvogëlimi i popullsisë. Në vitet e pesëdhjeta, aty jetonin 175 mijë banorë, ndërsa sot qyteti i ka vetëm 55 mijë, shkruan “The Guardian”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











