Lajme
Barack Obama rizgjidhet në Shtëpinë e Bardhë
Barack Obama fitoi zgjedhjet presidenciale të SHBA-së përballë republikanit Mitt Romney
Në moshën 51-vjeçare, Obama u zgjodh për një mandat të dytë në krye të pushtetit botëror. Presidenti demokrat gëzoi mjaftë mbështetje nga shtetet kyç për të asgjësuar shpresat e zotit Romney.
Obama arriti të fitojë edhe në disa shtete, ku ishte më i kontestuar, siç ishin New Hampshire, Pensilvani, Michigan, Wisconsin dhe Ohio, sidomos në “Holy Grail”, sipas vlerësimeve të televizionit amerikan, shtete ku republikanët shpresonin të fitonin.
Fitorja e Obamës është, megjithatë, më e ngushtë se në vitin 2008, kur ai kishte dominuar kundër John McCain. Z. Romney fitoi në anën e tij shtete ku Obama kishte fituar katër vjet më parë: Carolina (në juglindje) dhe Indiana (në qendër).
Obama, presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara, erdhi në pushtet katër vjet më parë me sloganin e “shpresës” dhe “ndryshimit”. Ai arriti të bindë shumicën e bashkatdhetarëve të tij, duke pohuar se ishte i vendosur për të udhëhequr për katër vjet të tjera SHBA-në, pavarësisht rezultateve ekonomike.
Që nga viti 1930 një president amerikan nuk ishte rizgjedhur me një normë papunësie mbi 7.2%. Vetëm një demokrat, Bill Clinton, pati fituar dy mandate me radhë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Orët e gjata të pritjes
Presidenti amerikan, Barak Obama, uroi Mitt Romney për “fushatën e tij me entuziazëm”. Pas disa muajve të fushatës të pamëshirshme, ai ka treguar një gatishmëri për të punuar me rivalin e tij republikan për të “çuar vendin përpara”. “Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës më e mira do të arrijë në të ardhmen”, tha presidenti demokrat para mbështetësve të tij të mbledhur në Çikago.
Mitt Romney ka pranuar humbjen para përkrahësve të tij. Republikani tha se kishte thirrur presidentin Barak Obama për “ta përgëzuar” për fitoren e tij. “Ne kemi dhënë të gjitha gjatë kësaj fushate”, tha kandidati Romney para mijëra mbështetësve në Boston, të cilët i falënderoi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












