Tematike
Barazi gjinore pagash në administratën federale të Zvicrës
Analiza ka ardhur nëpërfundimin se dallimet gjinore të pagave në të gjithë departamentet dhe njësitë administrative shtrihen brenda margjinave të tolerancës prej 5 për qind.
Adminstrata në nivelin federal paguan burrat dhe gratë me paga të njëjta për punën e njëjtë që kryejnë, ka bërë të ditur sot Këshilli Federal pas një analize të bërë.
Për realizimin e kësaj analize, është përdorur “instrumenti i pagave të barabarta” i federatës. Me këtë instrument llogaritet se në çfarë mase ndikojnë në lartësinë e pagës faktorët si arsimimi ose funksioni dhe nëse edhe përkatësia gjinore ka ndonjë ndikim në këtë pikë.
Dhe, analiza ka ardhur nëpërfundimin se dallimet gjinore të pagave në të gjithë departamentet dhe njësitë administrative shtrihen brenda margjinave të tolerancës prej 5 për qind. Në këtë mënyrë, pagat në Administratën Federale përkojnë me parimin “pagë e njëjtë për punën e njëjtë”, që është pjesë e kushtetutës së vendit.
E-Diaspora
-
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj... -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon
Jeta në Zvicër
-
Shefi i bankës Julius Baer merr 10 milionë franga më shumë se ai i UBS Kështu, Stefan Bollinger mori një pagë prej 24 milionë frangash zvicerane vitin e kaluar ndërsa CEO... -
Aargau ka dëbuar më shumë kriminelë të huaj sesa ishte raportuar më parë -
Çokollata po bëhet luks: Në cilat shtete janë rritur çmimet më shumë -
Plaku nuk lë trashëgimtarë – 1.6 milionë mbeten për kantonin dhe komunën -
Franshiza minimale e sigurimit shëndetësor mund të rritet me 100 franga














