Futboll
Barazimi i Zvicrës ngjall shpresat e Kosovës, cilat janë gjasat për kualifikim?
Teksa Zvicra priste që sonte të zyrtarizonte kualifikimin për ‘Euro 2024’, goli I Izraelit i shënuar në minutat e fundit të lojës e shtyn festën e helvetikëve për kualifikim.
Krejt çka kombëtarja zvicerane aktualisht po shikon është fitorja ndaj Kosovës në ndeshjen e së shtunës, e cila zhvillohet në Bazel, përcjell albinfo.ch.
Por ky barazim ka ngjallur një shpresë të vogël për Kosovën, ndonëse është larg.
Zvicra aktualisht është në vendin e parë në grupin I me 16 pikë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e dytë. Në të tretin është Izraeli me 12, dy më shumë se Kosova.
Kosova për të synuan kualifikim do t’i duhet të fitojë përballë Zvicrës dhe Bjellorusisë, kurse Rumania të barazojë ose të fitojë me Izraelin dhe të fitojë me patjetër ndaj Zvicrës.
Në rast se do të ndodhte kjo, atëherë Kosova mtematikisht do të mund të kualifikohej si e dyta në grup pas Rumanisë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua











