Sport
Barcelona kërkon mbrojtësin shqiptar
Mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj ka përfunduar në radarët e Barcelonës dhe me shumë mundësi gjatë verë do të largohet nga Napoli
Elseid Hysaj vazhdon të jetë në qendër të mediave të klubeve të mëdha evropiane, ndër to Chelsea e Bayern Munich, por edhe Barcelona, raporton albinfo.ch.
Është e përditshmja katalunase ‘Mundo Deportivo’ që është e afërt me kampionët e Spanjës, që me një shkrim ka bërë të ditur se Barcelona gjatë verës do të blejë një mbrojtës të djathtë, kurse në listë janë disa lojtarë, ndër ta edhe futbollisti shkodran.
“Ai është shumë i mirë në mbrojtje dhe në sulm, por me pak aftësi teknike për Barcelonën”, shkruan e përditshmja spanjolle.
Pas interesimit gjithnjë e në rritje të skuadrave angleze, monitorimi nga Barcelona do të rritë edhe më shumë vlerësimin për Hysajn, i cili që tani shihet si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në qarkullim në Evropë.
E-Diaspora
-
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari Ngjarja ishte një homazh i përbashkët ndaj historisë dhe sakrificës, duke dëshmuar se kujtesa për Prekazin... -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve
Jeta në Zvicër
-
Bora e freskët në Zvicër krijon kushte ideale për skijim Stacionet e skive në Graubünden dhe Valais janë mbuluar nga mbi një metër borë e freskët... -
Vernissage i ekspozitës personale “Gruaja Matrioshkë” në Clarens -
Një grua vdes pas aksidentit në autostradën A2, Basel-Landschaft -
Rasti i vajzës me aftësi të kufizuara: OKB vendos kundër Gjykatës Federale -
Për AHV dhe ushtrinë: Dy të tretat e zviceranëve mbështesin taksën e pasurisë












