Bota
Barcelona në grevë
Një grevë e përgjithshme, e cila mund ta paralizojë Kataloninë, është paraparë të mbahet në vend pas referendumit për pavarësi.
Greva është thirrur nga sindikatat katalonase dhe asociacionet e ndryshme, si përgjigje ndaj dhunës dhe shkeljes së lirive të njeriut në referendumin e së dielës, përcjell albinfo.ch.
Qeveria qendrore në Madrid e shpalli këtë referendum ilegal, por pavarësisht kësaj, më shumë se 2.2 milionë njerëz kanë votuar në referendum.
Qindra njerëz janë lënduar nga dhuna që policia spanjolle ushtroi ndaj atyre që donin të votonin. E me grevën e së martës parashihet që transporti publik, shkollat dhe klinikat në Kataloni të mbyllën për 24 orë.
Edhe klubi i njohur i futbollit, Barcelona, pritet të hyjë në greve, ndonëse nuk e kanë të paraparë ndonjë ndeshje, derisa njëjtë do të veprojnë edhe universitetet publike dhe muzetë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide











