Integrimi
Bardhyl Coli, hotelieri inovativ që ec një hap përpara të tjerëve
Para projektit që përfshin 44 hotele në Graubünden dhe në Tesinë, një “Mitarbeiter Sharing” tashmë një vit e ka vënë në jetë Bardhyl Coli, njëri ndër drejtorët më të rinj të hoteleve luksoze në Zvicër
Në hoteleri dhe gastronomi, sidomos në objektet qe ndodhen në vendet turistike, është e vështirë të sigurohen dhe të mbahen punëtorët gjatë gjithë vitit. Kjo për faktin se puna në këto objekte është e kushtëzuar sipas sezonit: në vendet me turizëm dimëror, hotelet vuajnë gjatë verës dhe anasjelltas, mbeten të zbrazëta gjatë dimrit objektet hoteliere në vendet që janë destinime të turizmit veror.
Për të bërë një balancim që do të mundësonte punën e punëtorëve hotelierë gjatë gjithë vitit, Shkolla e Lartë për Teknikë dhe Ekonomi në Chur (Graubünden) ka lancuar një projekt të ri të quajtur “Mitarbeiter Sharing” (Shpërndarja e punëtorëve). Nga ky projekt pritet të përfitojnë të punësuarit në hotelieri, firmat dhe kantonet.
Por, para këtij projekti që ka përfshirë 44 hotele në Graubünden dhe në Tesinë dhe pavarësisht nga ai, një “Mitarbeiter Sharing” tashmë prej më shumë se një viti e ka vënë në jetë Bardhyl Coli, njëri ndër drejtorët më të rinj të hoteleve luksozë në Zvicër. Ai, në një intervistë për sfr news të transmetuesit publik zviceran ka folur për përvojat e tij të deritashme. albinfo.ch transmeton pjesë nga intervista
Duke qenë nga viti 2012 drejtor i hotelit të njohur “Waldhotel” në Davos, Bardhyli së bashku me partneren e tij Maria Redlich zgjeroi veprimtarinë edhe në hotelin “Vitznauerhof” në liqenin Vierwaldstättersee, në Zvicrën Qendrore. Kështu, çifti i hotelierëve, hotelin në Davos (zonë e turizmit dimëror) e hap vetëm gjatë dimrit ndërkohë që gjatë verës ata drejtojnë hotelin e përmendur më lart, në Vitznau, buzë liqenit.
I pyetur nga sfr.news se a mund të sigurojë nga përvoja e tij se projekti “Mitarbeiter Sharing” vërtet sjell përfitime për të gjithë, Bardhyl Coli përgjigjet pozitivisht, shkruan sfr,ch dhe transmeton albinfo.ch. “Për ndërmarrjen dhe për të punësuarit kjo përben një zhvillim shumë pozitiv. Sa i përket firmës, duket se qëllimi ynë për përmirësim të rentabilitetit përmes kësaj rruge, po realizohet. Ne për shembull, kemi mysafirë të cilët vetëm duke u nisur nga përvoja e qëndrimit të tyre veror këtu në Vitznau, në sezonin dimëror vijnë së pari në hotelin tonë në Davos. Edhe shikuar në afate të gjata ne jemi të bindur se përmes “Sharing”-ut kemi krijuar perspektiva të reja për investime”, thotë Coli.
Ai shton pastaj se është e vështirë që në gastronomi punëtorët e mirë të lidhen për vendin e punës në një afat më të gjatë. “Ndërsa me projektin e ri, përmes të cilit atyre mund t`ua sigurojmë 365 ditë gjegjësisht dy sezone të plota punë gjatë vitit, vendet tona të punës kanë fituar në atraktivitet. Motoja “Im Winter am Schnee und im Somer am See” (Dimrit në borë dhe verës në liqe” po përshëndetet edhe nga shumë punonjës potencialë. Kështu ne lehtësojmë edhe fondet e të papunëve pasi që sigurojmë punë për tërë vitin”, thotë veç tjerash Bardhyl Coli.
Drejtori më i ri i një hoteli luksoz në Zvicër
Bardhyl Coli është hotelier i diplomuar ndërsa punën dhe kualifikimin e tij në hotelieri, ai e ka filluar që nga viti 2000. Ky shqiptar 31 vjeçar, i ardhur nga Kosova në Zvicër si vogëlush 8 vjeçar, ka disa vite që është mjaft i pranishëm në mediet zvicerane si meaxher i suksesshëm hotelier. Para dy vitesh ai ka qenë drejtori më i ri në Zvicër i një hoteli të kategorisë luksoze siç është Waldhotel në Davos.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord













