Lajme
Barezi: Në Kosovë ka talent të futbollit
Legjenda e futbollit të Milanit, Franko Barezi, ka deklaruar se në Kosovë ka talent të futbollit.
“Milan është i interesuar që të zbulojë talent dhe nga ky kamp që mbahet këtu pesë fëmijë nga Kosova, do të kenë rastin të shkojnë në Itali. Jemi të interesuar që nga ky kamp të marrin pjesë fëmijë dhe t’i trajnojmë në Itali. Do të bëjmë të pamundurën të mundshme që këta pesë djem të jenë sa më afër Milanit”, ka theksuar Barezi.
Njeriu që ka lënë gjurm të pashlyer në gjigantin italian, ka thënë se ndihet i lumtur që Milan Junior Kamp, ka nisur edhe në Kosovë.
“Milan Junior Kamp mbahet në katër vende të botës dhe jam i kënaqur që tashmë jemi edhe këtu”, ka deklaruar Barezi.
I kënaqur me kampin që do të mbahet të hënën në Prishtinë, është shprehur edhe Marko Shembri, i cili është pjesë e ekipit të Milan Junior Kamp.
Sipas tij, ky kamp është rast i mirë që edhe trajnerët e Kosovës të marrin përvoja nga trajnerët e Milanit.
Kurse, Davide Curti, trajner i këtij kampi, ka thënë se nuk është lehtë të luash në Milan dhe se kjo varet nga talenti të cilin posedojnë lojtarët.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit













