Shkurt.ch
Barka “zbarkon” në mes të autostradës
E gjithë kjo skenë u zhvillua pikërisht para „syve" të kamerës së vendosur në autostradë, në vendin Le Vengeron
Duke tentuar të ndërrojë shiritin në autostradën A1 afër Gjenevës, barka e vendosur në rimorkion e një automobili filloi papritmas të lëkundet. Shumë shpejtë barka rrëshqiti nga makina dhe u përplas në mes të autostradës, duke e bllokuar gjithë trafikun në shiritin ku ajo kishte rënë, njofton policia. Ngjarja kishte nodhur në drejtim të Lozanës në autostradën A1, mes Gran Sacconex (GE) dhe Coppet (VD).
Veç kësaj, pesha e barkës e bëri edhe makinën (Jeep Cherokee) të rrëzohej. E gjithë kjo skenë u zhvillua pikërisht para „syve” të kamerës së vendosur në autostradë, në vendin Le Vengeron.
Për fat të mirë, të gjitha automjetet që vinin pas, patën mundësi të frenonin me kohë dhe kështu nuk pati asnjë të lënduar nga ky aksidentmjaft spektakolar. Natyrisht, barka, rimorkioja dhe vetura ku ajo ishte vendosur, kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Shoferi ka marrë lëndime të lehta. Siç raporton SRF, zjarrfikësit dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia e Gjenevës ka bërë të ditur se një anije dhjetë metra e gjatë ka bllokuar rrugën. Rruga në drejtim të Lozanës, si dhe dalja në drejtim të Le Vengeron (GE) mbetet e bllokuar të paktën deri në orën 13
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













