Kosova
Barrierat ekonomike ndaj Kosovës, sfidë për bizneset
Me gjithë anulimin e mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri, përfaqësuesit ekonomikë thonë se përkundër takimeve të përbashkëta, barrierat ekonomike ndaj Kosovës vazhdojnë të jenë sfidë për bizneset. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, duke folur për Radio Kosovën thotë se bizneset e Kosovës ende hasin në barriera të shumta për të bërë biznes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
“Deri më tani shumë marrëveshje të lidhura ndërsa efektet pothuajse janë minimale apo thënë hiç. Kemi shumë pengesa në të bërit biznes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, shumë procedura administrative dhe joadministrative, që me të vërtetë në vitin 2023 nuk ka kuptim të jenë në fuqi”, ka thënë Rafuna. Rafuna thotë se do të ishte i lumtur nëse do të kishte një marrëveshje që kalon marrëdhëniet ekonomike të përbashkëta në një nivel tjetër.
“Të kalojmë në sistemin e tatimit të vlerës së shtuar, një sistem i cili është evropian, kur ne ndërmjet të dy vendeve tona gjatë importit dhe eksportit nuk kemi tatim doganor, kemi vetëm tatim të vlerës së shtuar dhe pse ne të mos kalojmë komplet në një unifikim të tatimit të vlerës së shtuar, pse malli Tiranë-Prishtinë të mos qarkullojë sikur prej Tiranës në Sarandë apo nga Prishtina në Prizren, pse ende duhet t’u nënshtrohet procedurave klasike doganore, kur nuk kemi tatim doganor”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, përfaqësuesi i bizneseve, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se nuk duhet të ketë barrierë burokratike për zhvillimin e bizneseve të të dyja vendeve.
“Shkëmbimet tregtare mund të rriten edhe më shumë nëse dy qeveritë tona i zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më sot, dhe i eliminojnë taksat e dyfishta, barrierat jotarifiore dhe tarifore të cilat janë të panevojshme. E gjithë kjo do të ndihmojnë që edhe dokumentacioni përkatës i bizneseve të Kosovës dhe Shqipërisë të nisen edhe pa noterizime, pa vula apostile të cilat janë të shtrenjta dhe marrin kohë”, ka thënë Shahini.Kryetari i AKB-së, Shahini, thotë se trajtimi i bizneseve të Shqipërisë në Kosovë është shumë më i mirë sesa ai i bizneseve kosovare atje.
“Ne jemi më të zëshëm se ato në Shqipëri, jemi më gjithëpërfshirëse në institucione dhe ato eliminohen. Në Shqipëri ekziston ndoshta jo një gatishmëri e madhe e organizatave ekonomike për t’i mbështetur bizneset, dhe kjo e bënë që të kemi probleme të herëpashershme por jo të pakalueshme. Kosovarët janë të fokusuar në Shqipëri në sektorin e turizmit, përderisa bizneset e Shqipërisë në Kosovë janë pothuajse në të gjitha fushat, më shumë se 600 sosh aktive biznese të fuqishme shqiptare”, ka thënë ai. Ekonomistët vlerësojnë se të dy qeveritë duhet të bëjnë shumë që këto mbledhje të jetësohen edhe në praktikë e jo të mbesin vetëm si fotografi e përbashkët. Nga mbledhjet e deritanishme të të dy qeverive janë nënshkruar 41 marrëveshje bilaterale, ndërministrore dhe ndërinstitucionale, derisa në mbledhjen që ishte paraparë të mbahej sot, pritej të nënshkruheshin edhe 13 të tjera.
E-Diaspora
-
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë Tragjedia në Austri: Viktimat nga Kosova sot përcillen për në banesën e fundit... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër











