E-Diaspora

Bartet me helikopter për në spital shqiptari i lënduar rëndë

Njëri ndër shoferët, një shqiptar i moshës 20 vjeçare është lënduar aq rëndë sa që është dashur të transportohet me helikopterin “Christophorus 15” për në kilinikën e landit

Në Walpersdorf, (qarku dhe Landi St.Pölten i Austrisë) ka ndodhur sot pak pas orës 13 një aksident në të cilin janë ndeshur dy makina. Nga përplasja e fortë ato të dyja janë katapultuar duke përfunduar në një fushë përskaj rrugës, shkruan hetute.at.

Njëri ndër shoferët, një shqiptar i moshës 20 vjeçare është lënduar aq rëndë sa që është dashur të transportohet me helikopterin “Christophorus 15” për në kilinikën e landit, në qytetin St. Pölten, transmeton albinfo.ch. Para kësaj ai, për shkak të frikës se kishte të lënduar shtyllën kurrizore qe nxjerrë nga makina me ndihmën e zjarrfikësve.

Shoferi i makinës tjetër ka shpëtuar i palënduar.

Shkaku  i ndeshjes është objekt i hetimeve që kanë filluar autoritetet përgjegjëse.