Lajme
Basel interesohet për Andi Zeqirin
Andi Zeqiri ka përfunduar në radarin e Basel.
Ylli kosovar, Zeqiri, i cili luan me skuadrën e Lausanne, ka tërhequr vëmendjen e gjigantit zviceran, Basel.
‘Blick’ shkruan se Basel do të tentojë me çdo kusht që të ketë shërbimet e 20-vjeçarit, transmeton lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
Ylli me prejardhje nga Kosova aktualisht paraqitet me kombëtaren U21 të Zvicrës dhe është në dilemë për të ardhmen e tij në futbollin me kombëtare, por tashmë edhe me skuadra, pas ofertës së Basel.
Kujtojmë se Andi në fundivitin e kaluar është takuar me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, kur thuhej se gjithçka është kryer për vendimin e tij dhe se ai do të luajë me Kosovën.
Mbetet të shihet nëse ai do të pranojë ofertën e Basel, e pastaj edhe të Kosovës.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar













