Futboll
Baseli dëshiron ta rikthejë përsëri Zhegroven në Zvicër
Edon Zhegrova është rikthyer në Genk pas një viti e gjysmë si i huazuar te gjiganti zviceran Basel.
Kampioni i shumëfishtë zviceran kishte mundësi për ta blerë për 3,5 milionë euro, por për shkak të pandemisë ata nuk mundën ta bënin këtë pagesë në qershor.
Kësisoj Zhegrova tani është lojtar i Genkut, ndërsa shumë skuadra duan transferimin e tij.
Olympique Marseille, Lille, Olympique Lyon e Nantes e duan në kampionatin francez Ligue 1.
Wolverhampton është një tjetër skuadër që ka shprehur interesim për reprezentuesin kosovar.
Zhegrova tani menaxhohet nga ESHA Menagment, ku janë menaxher Arbër dhe Erdin Shaqiri.
Megjithatë prishtinasi mund të rikthehet në kampionatin zviceran, pasi drejtori sportiv i Baselit, Ruedi Zbinden, po kërkon transferimin e tij.
21-vjeçari zhvilloi 14 ndeshje këtë edicion në elitën e futbollit zviceran, ku shënoi dy gola dhe bëri katër asistime.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026













