Shqipëria
Basha thotë se PD-ja do ta heqë taksën në Rrugën e Kombit
Basha thekson se ky është një akt kriminal që dëmton edhe ekonominë e Shqipërisë, duke rritur koston për shërbimet dhe produktet dhe duke goditur qytetaret dhe bizneset e zonës
Kryetari i Partisë Demokratike , Lulzim Basha ka reaguar lidhur me pagesën që pritet të nisë për Rrugën e Kombit duke njoftuar se ajo do të shfuqizohet që ditën e parë të ardhjes në pushtet të kësaj partie.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Basha thotë se kjo është një grabitje e dyfishtë që po u bëhet shqiptarëve. Basha po ashtu thekson se ky është një akt kriminal që dëmton edhe ekonominë e Shqipërisë, duke rritur koston për shërbimet dhe produktet dhe duke goditur qytetaret dhe bizneset e zonës.
“Partia Demokratike ka hedhur e para idenë e një studimi tërësor për mundësinë e aplikimit të tarifave të lehta, transparente, të përballueshme nga të gjithë, për të kontribuar kështu në mirëmbajtjen e rrjetit rrugor shqiptar. Por aplikimi i këtyre tarifave do të lidhej me zbatimin e një parimi universal, me ekzistencën e rrugëve alternative, pa pagese. Do të lidhej po kështu me parimin e mos taksimit të dyfishtë, pra me heqjen e taksës së qarkullimit të automjeteve”, ka shkruar Basha.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike












