Lajme
Bashkatdhetarë mos shkoni nëpër Merdare, ju presin kolona të gjata
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera si alternativë, veçmas për të dalë nga Kosova në Serbi, Dheun e Bardh dhe Muçibabën
Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, si zakonisht përcillet me kolona të gjata nëpër pikat kufitare. Edhe këtyre ditëve, kolona të gjata janë krijuar në pikë kalimin kufitar Merdar, por edhe të Dheu i Bardh. Ndërsa e vetmja pikë kufitare ku nuk ka pritje, sipas Policisë së Kosovës, është ajo në Mutivodë.
Në prag të shtimit të fluksit të mërgimtarëve, Policia ka shtuar personelin në pikat e kontrollit kufitar, ndërkaq iu bën apel bashkatdhetarëve që t’i ndjekin edhe pikat tjera kufitare për t’iu ikur kolonave dhe pritjeve të gjata në kufij.
Me financim të Bashkimit Evropian, aktualisht është duke u punuar në zgjerimin e pikës kufitare në Merdare, që lidh Kosovën dhe Serbinë, e cila nga e kaluara njihet si nga pikat më të frekuentuara nga bashkatdhetarët, citon KTV.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera si alternativë, veçmas për të dalë nga Kosova në Serbi. Përveç Merdares, bashkatdhetarët mund të kalojnë nëpër Luginën e Preshevës për të hyrë në Gjilan nga Dheu i Bardh, por edhe nëpër Muçibabë, nëpër malësinë e Karadakut.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













