Lajme

Bashkatdhetarët fillojnë të kthehen në Evropë, kolona në Merdar

Shumë nga bashkatdhetarët, të cilët kishin ardhur në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e tyre në Evropë, atje ku jetojnë dhe punojnë, e kjo ka bërë që tashmë në pikat kufitare të krijohen kolona të gjata.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje të pikës kufitare me Serbinë, në Merdar, kolona është e gjatë 300 metra, e qytetarët po detyrohen të presin nga 90 deri në 120 minuta.

Kolona të gjata ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku gjatësia e kolonës së veturave arrin në 100 metra.