Lajme
Bashkatdhetarët i ndërtojnë shtëpi familjes Berisha
Mërgimtarët nga Zvicra e kanë financuar ndërtimin e një shtëpi të re për familjen e Nice Berishës nga Gjakova
Kontributi i bashkatdhetarëve nga Zvicra i ka mundësuar Nice Berishës nga Gjakova që të bëhet me shtëpi të re. Kryefamiljarja së bashku me dy fëmijët e saj, deri më tani ka jetuar në një shtëpi të huaj dhe në kushte shumë të vështira, ndërsa shtëpia e re duket se “ia ka zgajtur jetën” Nicës.
“Kjo është dita më e lumtur për ne. Tash e tutje, unë dhe fëmijët e mi, do të mund të jetojmë si njerëz“, ka thënë e përlotur Nice Berisha në momentin kur asaj iu dhanë çelësat e shtëpisë. Kjo shtëpi është ndërtuar falë vullnetit të mirë të bashkatdhetarit nga Zvicra Pal Nue, i cili u shpreh i kënaqur kur e pa në sy gëzimin e fëmijëve të Nicës.
“E kam një kënaqësi të veçantë shpirtërore që arrita ta përfundoj këtë obligim. Kësaj familje i dëshiroj jetë të lumtur dhe shpresoj se një ditë do të jenë djemtë e kësaj familje që do të kenë mundësi t’i ndihmojnë dikujt tjetër“, ka thënë Nue, i cili tash e 35 vjet jeton dhe vepron në Zvicër.
Siç raportojnë mediat lokale në Gjakovë, mërgimtari Pal Nue nuk e kishte njohur familjen Berisha, por vetëm kishte dëgjuar për të, ndërsa gjatë ndërtimit të shtëpisë, ai tha se i kanë ndihmuar edhe bashkatdhetarët tjerë.
“Unë e pata planifikuar që gjithçka ta bëj me mjetet e mija, por pati shumë njerëz, që në mënyrë vullnetare u ofruan duke grumbulluar rreth 7-8 mijë euro. Për këtë i falënderoj nga zemra, sepse me gatishmërinë e tyre më kanë nxitur që të filloj ndërtimin edhe të 5-6 shtëpive tjera për njerëzit nevojtar, e të cilat do të fillojnë së shpejti“, ka thënë tutje Nue.
Mërgimtari Nue thotë se për kësi rastesh, ka edhe bashkatdhetarë të tjerë që ndihmojnë familjet skamnore, po nuk ka organizim për këtë. “Ashtu si unë që kam mundësi financiare ka plot nëpër shtetet e Evropës, por, neve na nevojitet një mbështetje dhe një organizim nga institucionet tona”, ka thënë ai, citon “Zëri”.
Edhe prefekti i Gjakovës, Pal Lekaj ka ofruar mbështetje për raste të tilla, ndërsa ka çmuar lartë ndihmën e bashkatdhetarit Nue.
“Në emër të kësaj familje dhe të qytetarëve të Gjakovës i falënderoj njerëzit e vullnetit të mirë që po ofrojnë kushte më të mirë për nevojtarët. Gjesti i këtij bashkatdhetari, dëshmon se ne jemi njerëz humanitar“, ka thënë Lekaj. Ndërtimi i shtëpisë për familjen Berisha ka kushtuar rreth 19 mijë euro.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












