Kosova
Bashkatdhetarët priten nga Kurti në aeroport
Ai tha se me ta foli për rolin e mërgatës në çlirimin e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës,, Albin Kurti ka qëndruar sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku priti bashkatdhetarët që po vijnë për pushime në Kosovë.
“Bashkëbiseduam për shërbimet në aeroport, por gjithashtu edhe për shpresat e tyre për të ardhmen. Qeveria e Republikës së Kosovës së fundmi ka marrë një vendim që i inkurajon bashkatdhetarët tanë të angazhohen për gjashtë muaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në kuadër të programit të diplomacisë qytetare”, ka thënë Kurti, transmeton Albinfo.ch.
Kurti foli edhe për lehtësimet që kanë bashkatdhetarët gjatë qëndrimit në vendlindje.
“Gjithashtu edhe në e-Kosova ne ofrojmë nxjerrjen online të certifikatave të gjendjes civile, të ekstraktit të lindjes, të martesës që po ashtu është një lehtësim për bashkatdhetarët tanë, të cilëve ne u kemi shumë borxh, për shkak se ata me kërkesën e tyre, aftësinë e tyre, historikun e tyre e kanë ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme edhe çlirimin e Kosovës, por edhe zhvillimin e demokratizimit të saj, prandaj oferta jonë me Valën është një mënyrë se si përpiqemi të lajmë një pjesë të vogël të borxhit që e kemi ndaj tyre”, ka thënë Kurti.
E-Diaspora
-
Rritje mbi 40% e shërbimeve konsullore të Kosovës në Cyrih gjatë vitit 2025 Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih forcon besimin e mërgatës dhe zgjeron aktivitetet diplomatike e... -
Ardita Dema Mehmeti: “Një grua shqiptare duhet të dëshmohet dy herë” -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89%
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane do të zgjerojë masivisht hulumtimet me universitetet Ushtria zvicerane planifikon të zgjerojë masivisht buxhetin e saj të kërkimit deri në vitin 2030 dhe... -
Coop do të ofrojë zbritje më të vogla për ushqimet që janë afër skadencës -
Sondazhi: Konsumatorët në Zvicër do të shtrëngojnë rripat në vitin 2026 -
Popullsia e Zvicrës rritet kryesisht falë migracionit -
Çfarë do të ndodhë me çmimet e pronave në Zvicër në vitin 2026?












