Shqipëria
Bashkë me kombëtaren kuqezi në Gjermani shkuan edhe 16 punonjës policie
Policia e Shtetit të Shqipërisë ka angazhuar 16 punonjës të kualifikuar për aktivitete masive, për t’u kujdesur për sigurinë e Kombëtares shqiptare në Gjermani, gjatë zhvillimit të finaleve të kampionatit europian të futbollit.
16 përfaqësuesit e përzgjedhur nga Policia e Shtetit do të bashkëpunojnë me policinë gjermane dhe prej kësaj të shtune do të jenë të atashuar pranë vendndodhjes së kombëtares kuqezi.
Shefi i seksionit për rendin në komisariatin numër 2 në Tiranë, Benard Muça, i cili është edhe një prej përfaqësuesve që do të jetë pjesë e grupit që do të kujdeset për sigurinë e kombëtares, në një intervistë televizive tha se, “punonjësit e policisë janë certifikuar, të kualifikuar në lidhje me aktivitetet masive.”
“Do jemi të angazhuar në bashkëveprimin me policinë gjermane. Ka më shumë tifozë shqiptarë, kryesisht në terrene, aeroporte, sheshet kryesore, apo dhe gjatë futjes brenda në stadium”, tha Muça.
Lidhur me tifozët e cilësuar si problematikë, Muça tha se është hartur një listë me emrat e tyre.
“Me listën ne do të bashkëveprojmë me autoritetet gjermane në lidhje me personat që kanë tendencë për të krijuar trazira apo incidente të ndryshme brenda stadiumit apo jashtë”, tha Muça.
Tre muaj më parë, 21 mars, Policia e Shtetit nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Policinë gjermane për t’u angazhuar bashkërisht për sigurinë e kombëtares shqiptare gjatë finaleve të europianit të futbollit. Ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke folur për marrëveshjen u shpreh se shtetasit shqiptarë janë tifozët e tretë në renditje, pas atyre gjermanë dhe anglezë, për numrin e biletave të blera gjatë 51 ndeshjeve të këtij turneu futbollistik.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme













