Shqipëria
Bashkia e Durrësit merr masa për sezonin turistik
Derdhja e ujërave të zeza në det është një problematikë që ka shoqëruar ndër vite qytetin e Durrësit, duke e penguar në një formë edhe sezonin turistik.
Për të rregulluar këtë çështje drejtuesit e Bashkisë së Durrësit kanë nisur punën që ky problem të zgjidhet, përcjell albinfo.ch.
Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve, Spartak Kovaçi ka deklaruar se të gjitha bizneset dhe banesat në vijën bregdetare janë lidhur me impiantin e trajtimit të Ujërave të Zeza.
“Nga ura e Dajlanit deri tek përroi i Agait të gjithë qytetarët, të gjithë bizneset janë të lidhura me rrjetin e kanalizimeve. Këto kanalizime shkojnë në impiantin e trajtimit që është në Shën Avlash dhe nga aty përpunohen dhe dalin të pastra në det. E gjithë kjo zonë nuk ka më gropa spektike dhe nuk ka më derdhje në det të ujrave të zeza”, ka thënë ai.
Para nisjes zyrtare të sezonit, Durrësi pritet të vërë në funksionim edhe ujësjellësin e ri.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












