Shqipëria
Bashkia e Shqipërisë që dikur strehoi refugjatë nga Kosova, hapet për refugjatë nga Italia
Kryebashkiaku i Memaliajt në Shqipëri, Albert Malaj, pranon se i ka përcjellë një letër-propozim kryeministrit Edi Rama për strehimin e refugjatëve në territorin e bashkisë që ai drejton. Albert Malaj pranon se letrën e ka nisur para pak duke i ofruar kryeministrit të vendit dy lokacione që të jenë të përshtatshme për strehimin e refugjatëve që do të vijnë prej Italisë, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Lokacioni i parë është ndërtesa dykatëshe e ish-shkollës 8-vjeçare të Memaliajt, e cila sot e kësaj ditë është e papërdorshme. Ndërsa lokacioni i dytë është ish-spitali i Memaliajt godinë trekatëshe. Të dy këto ndërtesa ndodhen në brendësi të qytetit. Ndërsa lokacion tjetër mendohet të jenë të hapura në fushë.
Sipas Malajt, tek të dy ndërtesat duhet fillimisht të investohet që të jenë të përshtatshme për t’u akomoduar refugjatët, e ndërsa kjo bashki nuk ka kapacitet financiar për t’i ndryshuar fizikisht, Malaj ka kërkuar vlerësimin e konditave akomoduese dhe investuese nga qeveria shqiptare.
Kapaciteti total akomodues vlerësohet diku tek 1000. Kryebashkiaku i Memaliajt shprehet se këtë iniciativë dhe vetofrim për strehimin e refugjatëve e ka të bazuar në eksperiencën e vet personale, pasi si ish-ushtarak që ka shërbyer në FA të Shqipërisë në misionet jashtë vendit si ne Afganistan apo dhe zona të konflikte, ka përballuar dhe menaxhuar flukse të tilla refugjatësh.
Memaliaj theksoi se ka eksperiencën e saj pritëse dhe akomoduese qysh prej vitit 1999 kur ka pritur me mijëra kosovarë në kohën e luftës.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024” Nata e tretë ishte radha e SHKA “Dardania”, edhe atë e fundit...
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
Jeta në Zvicër
-
Procedura 24 orëshe – 40 për qind më pak kërkesa për azil Kërkesat për azil nga shtetet e Magrebit dhe Libia ranë me rreth 40 për qind në...
-
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur sulmojnë njëri-tjetrin me thika
-
Gjeneva do të votojë për ndalimin e simboleve të urrejtjes
-
Edhe 56-vjeçarët duan t’i bashkohen policisë së qytetit të Cyrihut
-
Pensioni i 13-të i AHV mund të paguhet përnjëherë në fund të vitit