Lajme
Bashkimi Evropian kundërshton që ligjet gjermane të jenë mbi ato të BE-së
Rasti është ngritur zyrtarisht kundër Gjermanisë, por Bashkimi Europian synon t’u dërgojë një mesazh të fortë edhe Hungarisë dhe Polonisë, që shpesh herë vënë në dyshim superioritetin e ligjeve të bllokut
Komisioni Evropian do të nisë një procedim ligjor ndaj Gjermanisë për të provuar se ligji i Bashkimit Europian është mbi legjislacionin kombëtar.
Vitin e kaluar Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi se paketa stimuluese ekonomike e Bankës Qendrore Evropiane nuk ishte në përputhje me ligjin gjerman.
Ky vendim përbën një rrezik serioz për rendin ligjor të BE-së, thotë Komisioni, që tani i kërkon Gjermanisë të përgjigjet brenda dy muajve, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Ajo për të cilën akuzohen gjykatat gjermane është se kanë vendosur ligjin gjerman mbi atë të BE-së dhe ky është problem thelbësor në të gjithë përbërjen e regjimit ligjor të Unionit, që bazohet te parimi se ligji europian ka përparësi para çdo ligji kombëtar”, u shpreh juristi Geert Van Calster.
Rasti është ngritur zyrtarisht kundër Gjermanisë, por Bashkimi Europian synon t’u dërgojë një mesazh të fortë edhe Hungarisë dhe Polonisë, që shpesh herë vënë në dyshim superioritetin e ligjeve të bllokut.
“Ky është një mesazh i qartë për Gjermaninë dhe ne e marrim seriozisht. Gjithashtu, mendojmë se mënyra se si gjykata gjermane e sheh marrëdhënien me ligjet e BE-së është problematike, por ky mesazh është edhe për vende të tjera anëtare, si Polonia dhe Hungaria. Ne po i ndjekim këto çështje jo vetëm ndaj shteteve anëtare që akuzohen për shkelje të sundimit të ligjit, por edhe ato ndaj anëtarëve më të vjetër që gjithashtu mund të jenë duke e shkelur atë”, shtoi Van Calster.
Komisioni Evropian ka nisur gjithashtu një tjetër procedurë për shkelje ndaj Hungarisë për mbylljen së fundmi të stacionit radiofonik vendas, KlubRadio.
Në këtë rast, Brukseli argumenton se Budapesti ka dështuar t’u përmbahet ligjeve të BE-së.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Bazel: Qytetarët votojnë në qershor për katër çështje kantonale Qytetarët e kantonit të Basel-Stadt do të dalin në votim në muajin qershor për të vendosur... -
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut













