Kosova
Bashkimi Evropian tregon se kur pritet t’ia heqë masat Kosovës
Dje Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar konkluzionet për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në konkluzionet e Këshillit përmenden edhe masat që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës, si rezultat i mosplotësimit të kërkesave të Përfaqësuesit të Lartë të bëra publike më 3 qershor.
Në konkluzione thuhet se BE-ja është duke i mbajtur në fuqi masat ndaj Kosovës për shkak të mungesës së veprimeve për të deeskaluar situatën në Veri të Kosovës dhe kanë thënë se Brukseli mirëpret faktin që janë marrë disa veprime në atë drejtim.
Gjithashtu në konkluzë të Këshillit thuhet se BE-ja qëndron e gatshme që t’i heqë këto masa në rast të progresit në përmbushjen e kushteve ekzistuese të BE-së. Këshilli ka rikujtuar se s’do ta lërë në harresë çështjen e plotësimit të kushteve dhe do t’i rikthehet për trajtim bazuar në raportine Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell.
“Këshilli rikujton se në përputhje me deklaratën e 3 qershorit të Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së, BE-ja po zbaton masa të kthyeshme ndaj Kosovës për shkak të mungesës së veprimeve vendimtare për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës. Këshilli mirëpret që Kosova ka ndërmarrë hapa drejt përmbushjes së disa prej kërkesave të BE-së. Këshilli rikujton se BE-ja është e gatshme të heqë masat në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave ekzistuese të BE-së. Këshilli do të mbetet i kapur për këtë çështje dhe do t’i rikthehet në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë mbi përmbushjen e këtyre kërkesave”, thuhet në dokumentin zyrtar të publikuar në faqen e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Pjesë e dokumentit të Këshillit të BE-së
Josep Borell më 3 qershor 2023 kishte treguar kërkesat e BE-së për de-eskalim të situatës në Veri të Republikës së Kosovës.
“Presim që Kosova të veprojë në mënyrë de-përshkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje”, thuhej në qëndrimin e 3 qershorit.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










