Kultura
“Baushtellë: Balkan Temple”, projekt ndërmjet Prishtinës, Beogradit dhe Cyrihut
Prishtina, Cyrihu dhe Beogradi do të bëhen gati gjatë këtij viti për ta pritur një projekt të madh artistik
“Baushtellë: Balkan Temple”, pritet të jetë projekti i cili do përfshijë dhjetë artistë nga secili qytet të cilët më pas do të krijojnë punime nga mediume të ndryshme artistike bazuar në temën e projektit “N’çka beson ti?”.
Projekti në fjalë është prezantuar të premten mbrëma në në Prishtinë.
Sic raporton kultplus në projektin “Baushtellë: Balkan Temple” pritet të përfshihen: koncerte, ekspozita, diskutime të ndryshme me pjesëmarrës si artistë, teolog, shkencëtarë, profesorë e shumë aktivitete tjera.
Udhëheqës i këtij projekti është muzikanti Tobias Bienz, ndërkohë, ai do të jetë i ndihmuar edhe nga bashkudhëheqësit Rina Kika, Dragan Simeunovic, Sandra Tomic dhe Arbër Salihu.
Të interesuarit që duan të bëhen pjesë e “Baushtellë: Balkan Temple” mund të aplikojnë nga data 23 janar 2015 deri më 16 mars 2015 përmes web faqes së projektit www.baushtelle.org.
Performanca e këtij projekti, do të shfaqet së pari në Prishtinë, më 5 shtator 2015, pastaj në Beograd, më 12 shtator dhe do të përmbyllet në Cyrih më datë 19 shtator të këtij viti.
www.baushtelle.org
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?












