Lajme
Bazeli u jep nevojtarëve maska falas
Të drejtë për të përfituar nga kjo, kanë njerëzit mbi moshën 12 vjeç që marrin ndihmë sociale, përfitime plotësuese ose ulje më të mëdha të premive.
Në kantonin dhe qytetin Basel-Stadt, njerëzve që jetojnë në kushte jo të mira financiare, shteti u jepnjë kupon me vlerë, me të cilin mund të blejnë 40 maska mbrojtëse, shkruan srf.ch.
Rreth 30,000 njerëz kanë të drejtë për një dhuratë të tillë, transmeton albinfo.ch. Njoftimin e ka dhënë Departamenti i Shëndetësisë, i Bazelit dhe Departamenti për çështje ekonomike, sociale dhe të mjedisit.
Një zëdhënëse e departamentit të shëndetësisë ika deklaruar agjencisë së lajmeve SDA se të drejtë për të përfituar nga kjo, kanë njerëzit mbi moshën 12 vjeç që marrin ndihmë sociale, përfitime plotësuese ose ulje më të mëdha të premive.
Maska mbrojtëse falas janë në dispozicion prej tani e deri më 30 shtator, përcjell albinfo.ch Ato mund të merren nëpër farmaci dhe drogeri, në Basel-Stadt. Kostoja e këtij aksioni për kantonin arrijnë në rreth 540.000 franga.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












